Në një kohë kur rastet me Covid vijojnë të mbeten alarmante, duket se shumë biznese, nuk i respektojnë masat e propozuara nga autoritetet shëndetësore duke rrezikuar dhe jetën e vetë qytetarëve.

Në redaksinë e RDA NEWS ka mbërritur së fundi një denoncim lidhur me atë që ndodh në një nga resortet e VIP-ave në Jug, ku një natë kushton mbi 100 euro, dhe ku njerëzit janë në radhë e ngjitur ngjitur në pritje për të marrë ushqimin e mëngjesit. Bëhet fjalë për Bougainville Bay, një prej destinacioneve më të kërkuara në Jug, i cili ndodhet në qytetin e Sarandës.

Duke qenë se mëngjesi është me vetëshërbim, siç duket dhe nga pamjet njerëzit shihen shumë pranë njëri tjetrit, dhe për më tepër ai konsumohet në një ambient të mbyllur që shton dhe më shumë rrezikun e përhapjes së ndonjë virusi të mundshëm.

”Përshëndetje RDA, shihni sesi ofrohet mëngjesi në ambiente të mbyllura dhe plot me njerëz …. në kundërshtim me masat që janë mare tani anticovid”, shkruan qytetari i shqetësuar.

Ndërkohë RDA NEWS mëson detaje të tjera rreth këtij biznesi, i cili është në pronësi të një emri jo pak të njohur në vend, një biznesmeni të pëlqyer nga qeveria, dhe mik i ngushtë i Olsi Ramës, Gentian Sulaj, që është dhe investitori i pallateve në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Edhe pse qytetarët paguajnë ”sa qimet” e kokës për të qendruar në këtë resort, shteti duket të jetë i pafuqishëm për të vepruar, sa kohë që janë në lojë emra të afërt me familjen kryeministrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here