Ky postim është lexuar tashmë 4 herë!

Sistemi shëndetësor duket se po kalon në kolaps për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me koronavirus.

Burimet thanë për Syri.net se të dy spitalet Covid janë tejmbushur me pacientë.

Spitali Infektiv është mbushur që mbrëmë në darkë, kurse që urgjencat po dërgohen te Sanatoriumi.

Ndërkohë edhe kapaciteti i këtij spitali është sot në maksimum.

Ende nuk dihet nëse do të hapet spitali Covid3.

Janë thuajse 40 urgjenca çdo ditë, autoambulanca që i drejtohen spitalit me pacientë të infektuar të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”, deklaroi MSH një ditë më parë.

Burimet thonë se dita e hënë do jetë katastrofike për dy spitalet Covid, nisur nga ky ritëm shtrimesh.

Burimi: Syri.net

The post Rëndohet situata në Tiranë, tejmbushen spitalet COVID appeared first on Mega News.



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here