Gjatë një dalje live në Facebook, Edi Rama tha se përgjegjësia për të kërkuar falje për vr’asjen e Klodian Rashës, i takon shtetit sepse efektivi ka qenë nën petkun e uniformës blu.

Ai e quan një akt të papranueshëm veprimin e tij, duke thënë se ka bërë një sjellje aspak profesionale. Por Rama është shprehur se kjo është një ngjarje shkëputur dhe nuk është përfaqësimi i policisë.

Kreu i qeverisë tha se policia nuk është në rolin e dh’unuesit për qytetarët, teksa numëroi efektivët që janë lënduar në protestat e vitit të fundit.

Ndërkohë sa i takon kërkesës për të hequr dorë nga detyra Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ai tha se vetëm Lulzim Basha nuk mund ta kërkojë këtë, se pse ai ishte vetë ministër në ma’sakrën e 21 janarit.

“E kam parë qartë se fjalët janë të pafuqishme përballë dhim’bjes që përjetonin familjarët. Përveç Drejtësisë për viktimën nuk mbetet asgjë tjetër. Efektivi i policisë ka vr’arë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri më tani.

Pavarësisht faktit se vr’asja është kryer nga një njeri te një njeri tjetër arma ishte e shteti ndaj ndjesa i takon shtetit. Patjetër autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet e drejtësisë.

Akti i tij është fare i pakuptueshëm, është drejtësia që thotë fjalën e fundit. Sado padiskutueshme të jetë fajësia e efektivit të policisë drejtësia ka nevojë ta dëgjojë edhe atë. Ndjenja e revoltës së menjëhershme është e domosdoshme që të mos humbasin reflektimin.

E them reflektimin tim me zë të lartë , që kur mora vesh lajmin. A është kjo ngjarje e shkëputur nga policia e shtetit, A ka qenë Policia e Shtetit e prirur të kalojë të drejtën e ushtrimit të forcë sikurse u akuzua nga Presidenti i Republikës. Përgjigja e këtyre pyetje ndihmon këdo që dëshiron të jetë objektiv”, tha ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here