Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një bisedë në studion e ABC, tha se Ministria e Arsimit është në komunikim të ngushtë me Komitetin Teknik për vijimësinë e zhvillimit të mësimit.

Kushi deklaroi se këtë vit pushimet dimërore do të jetë me një afat me të gjatë dhe sqaroi se ende nuk është marrë vendimi. Ajo dha dy data të vlerësuara si më të përafërta për nisjen e fillimit të shkollës pas pushimeve, kryesisht data 11 dhe 18 janar

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.

Po ashtu ministrja theksoi se efikasiteti i mësimit online nuk është i njëjtë me mësimin fizik, por Kushi theksoi se për të parandaluar përhapjen e Covid-19 u mor vendimi për procesin e mësimit online dhe të alternuar.

Nxënësit mund të zgjedhin vetëm mësim online

140 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm në të gjithë Shqipërinë kane zgjedhur që procesin mësimor këtë vit ta bëjnë vetëm online.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar ekspertët e arsimit që të hartojnë disa strategji për të mos e humbur vitin shkollor, por njëherazi të mos vënë në rrezik edhe shëndetin e nxënësve dhe mësueseve.

Mësimi online është një nga zgjedhjet për nxënësit dhe familjarët e tyre që ndihen të rrezikuar nga COVID-19.

“Në bazë të udhëzimit, në rastet kur nxënësit janë në mesim online ato nuk marrin vlerësim testi, por vlerësim i vazhduar dhe dosje dhe rasti që kemi nuk ka vlerësim testi.”

Aktualisht procesi mësimor në mbarë vendin po zhvillohet i alternuar mes mësimit në klasa fizike dhe atij online.

“Dhe në shkollën tonë ne po zbatojmë skenarin dy një javë në klasat fizike dhe një javë online nga ora 8 deri në 12 turni i parë dhe nga ora 12 deri në 3 fillon mësimi online. Jemi në proces provimesh dhe mësuesit po përdorin mësimin online për përsëritje dhe në momentin që vijnë në klasën fizike të behët testi.”

Për ta bërë procesin sa me efektiv mësuesit në të gjitha shkollat vijojnë e trajnohen për mësimin online.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here