Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari është shfaqur mjaft tërheqëse në postimin e fundit në ‘Instagram’, ku ka treguar se si e ka festuar ditëlindjen e motrës së saj.

“Gëzuar për demin më kokëfortë që duron një binjak të çmendur si mua. Gëzuar ditëlindjen motrës më të mirë”, ka shkruar Vasjari krah pamjeve ku duket se kanë shijuar gjithçka në oborrin e shtëpisë së saj, që duhet thënë është për tu pasur zili, me oborr të madh, dhe me një pishinë ku këngëtarja shihet duke notuar bashkë me vajzën e saj.

Komentet dhe urimet e ndryshme nga ndjekësit nuk kanë munguar dhe shumë prej tyre theksonin faktin se Zaimina dukej mjaft në formë si çdo herë tjetër. Prej disa kohësh duket se këngëtarja ka qendruar pak e tërhequr nga muzika, duke iu përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here