Dhjetëra qytetarë në Librazhd kanë dalë në protestë për Klodian e Rashën,  të cilit iu mor jeta mëngjesin e 8 dhjetorit, nga efektivi i policisë.

Të rinjtë kanë dalë në bulevardin e qytetit ndërsa deri më tani nuk janë regjistruar incidente, dhe protesta deri më tani është e qetë.

Siç shihet në fotot e mëposhtme qytetarët mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi për Klodianin” apo edhe “Ne jemi Klodiani”.

Ndërkohë, policia ka bllokuar tre kryqëzimet në hyrje të qytetit për të parandaluar konfliktet e mundshme.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here