Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi sot për herë të parë propozimin e tij që shkaktoi shumë reagime para disa ditësh, për ulje rrogash e pensionesh.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, sa i përket rrogave, ish-ministri thotë se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit. Ai mendon se duhet të kishte një pagë të barabartë për të gjithë.

“Propozimi për fat të mirë është i shkruar, dhe kushdo ka patur interes, ka patur kohë ta lexojë. Nuk është keqinterpretuar, është prodhuar një fake neës. Dhe ajo që më habit është fakti që edhe pse e shkruar, dhe mund të krijohet një titull, ajo që më habit është si ka mundësi që një media e caktuar, gazetari pyet pensionistët ‘cfarë mendoni ju t’ju ulet pensioni’, kur ajo nuk është e shkruar fare në propozimin tim, ndaj më duket e tepërt të shpjegoj një fake news”, thotë Beqaj.

Ai thekson se në atë shkrim janë 5 ide, duke mos prefurar t’i quajë propozime.

“Unë e filloj më ‘barrën duhet ta përballojmë të gjithë’ dhe e mbyll ‘këto ishin disa ide dhe ejani t’i pasurojmë idetë’. Dy prej tyre janë propozime për zgjidhje afatgjatë, nëse do na ndodhin pas X vitesh të jemi të përgatitur. Jemi në situatën ku një pjesë e të punësuarve nuk po punojnë dot, jo për faj të tyre, por sepse për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të sheshuar kurbën rrimë në shtëpi.

Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, vijoi më tej Beqaj, duke mos lëshuar nga ideja e tij se të gjithëve mund t’i prekej paga në administratë, përfshi edhe mësuesit.

“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin dicka më shumë se minimumi”, theksoi më tej ish-ministri Beqaj.

Sa i takon cështjes së shumëdebatuar të pensioneve, Beqaj thotë se propozimi i tij prek kryesisht pensionin suplementar.

“Ne kemi marrë një vendim si shoqëri, që një grupi të caktuar njerëzish ua shprehim një lloj mirënjohje duke i dhënë edhe një shpërblim më shumë. Unë mendoj se në këtë situatë, kjo ‘mirënjohje’ të mos vazhdojë të jetë 100 %, por të jetë 75%. Personat në fjalë të mos marrin 900 mijë lekë apo 840 mijë që merr njëri dhe tjetra, por të marrin 670 dhe 630, që këto para t’i cojmë te këta që po paguhen në minimum”, saqaroi ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here