Një nga akuzat më të shumta që morën qytetarët që protestuan për Klodian Rashën, 25-vjeçari i cili humbi jetën nga një efektiv policie padrejtësisht, mbrapa shpine, rrugës duke shkuar për në shtëpi, ishte që shkatërruan pemën e Krishtlindjeve në qendër të Tiranës.
Shumë rilindas dhe Vipa publikuan imazhe të pemës që digjej ndërkohë që harruan lotët e nënës së Klodianit, e cila u zgjua pa djalin e saj në orët e para të mëngjesit.
Pema “e prioshur” nga protestuesit u kthye në një simbol, i cili i jepte statusin halabakë të rinjve, që me të drejtë po protestonin për një padrejtësi.
Megjithatë, sot vjen një lajm i mirë për freeshistët e Vipat, por jo për nënën e Klodianit, e cila pret vetëm drejtësi.
Pema po rregullohet sërish. Do shkojmë të bëjmë foto, ndërsa Klodianin do e harrojmë.
.