Prekëse! I riu humb jetën, familja po e priste për darkën e Krishtlindjeve


Ky që shikoni në foto është Kristjan Magjuni i cili u shua mbrëmjen e sotme pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përfunduar në një mur rrethues.

I riu ndodhej në makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë.

Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë.

24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *