Po udhëtonte me makinë, humb jetën 72-vjeçarja në Tiranë


Një 72-vjeçare ka humbur jetën në një automjet në Tiranë, ku ndodhej si pasagjere.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ndërsa nuk dihen arsyet se përse e moshuara ka humbur jetën.

Detaje të reja pritet të publikohen.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *