Po dërgonte në shtëpi të fejuarën e vëllait, ky është 24-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e sotme


I riu që shihni në foto është Kristian Magjuni, 24-vjeçari që drejtonte automjetin tip ‘Peugeot’ i cili u përfshi në ngjarje në rrugën e Tales në Lezhë.

Ai po dërgonte në shtëpi 16-vjeçaren Atjola Ademi, e cila ishte e fejuara e vëllait të tij.

Magjuni ishte banues në Tale dhe të dy po shkonin në drejtim të Lezhës.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin përfundoi në murin rrethues të një banese private.

Dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pa mundur të arrijnë në spital.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *