“Pluhur i verdhë virusi nga Kina”, ky vend paralajmëron qytetarët: Rrini në shtëpi! |

    0
    3


    Ky postim është lexuar tashmë 3 herë!

    Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të frikës se “një pluhur i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë me vete koronavirusin.

    Rrugët e Penianit ishin virtualisht të zbrazura të enjten pas njoftimit. Shteti i izoluar pretendon se nuk ka asnjë rast koronavirusi, por ka qenë në gadishmëri të lartë që nga janari me mbyllje strikte të kufijve dhe kufizim të lëvizjes.

    Nuk ka ndërkohë një lidhje të njohur mes reve sezonale të pluhurit dhe Covid-19. Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është vendi i vetëm që sugjeron për një lidhje.

    Ekipi i BBC për dezinformimet nënvizon se edhe Turkmenistani ka folur për pluhur virusi që ishte edhe arsyeja përse qytetarëve i është kërkuar të mbajnë maska.

    Në televizionin e kontrolluar nga shteti të Koresë së Veriut u transmetuan disa raporte për motin të mërkurën bashkë me paralajmërimin e një fluksi pluhuri të verdhë, që pritej të mbërrinte. Po ashtu u njoftua edhe ndalimi në shkallë kombëtare i punimeve të ndërtimit jashtë.

    Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongoleze dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në kohë të caktuara të vitit. Ai është i përzierë më pluhur toksik që për vite ka ngritur shqetësime për shëndetin në të dyja vendet. Për rrezikun nga pluhuri janë paralajmëruar edhe ambasadat në Penian.

    Ambasada ruse atje tha në faqen e saj të Facebook-ut se Ministria e Jashtme e vendit i kishte dërguar një njoftim për stuhinë e pluhurit bashkë me rekomandimin për të qëndruar në ambjente të mbyllura dhe për të mbyllur dritaret.

    Postimi “Pluhur i verdhë virusi nga Kina”, ky vend paralajmëron qytetarët: Rrini në shtëpi! u shfaq për herë të parë në Mega News.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here