Plas kal.lashi në Vlorë/ 36 vjeçari po ecte në trotuar, qëll.ohet me 3 plu.mba nga makina në lëvizje

Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi.

Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuarin që shohim në video dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje.

Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *