Në një rrëfim per here te pare pas arre.stimit, vëllai i Eglantina Bucit, Shkelzeni, i cili është dhe i ak.uzuar kryesor për vr.asjen e të resë, tha se motra e tij tra.fikohej.

Rrefimi

“S’kemi lënë zyrë, derë pa trokitur. Nuk është e vërtetë që s’kemi trokitur. Lërë ça thotë policia. Kam dëshmitarë qendrën e Rehabilitimit në Linzë. Ajo ishte e dr.oguar. Përfundoi atje. E mbanin sa në një hotel në tjetrin.

E merrte njëri, e linte tjetri. E kishin bërë leckë. E mori policia, e qëndroi atje. Qëndroi ose 6 muaj, ose 8 muaj. Këtë dua dhe unë të di, se kush e nxori nga ajo qendër. S’më dhanë asnjë informacion, më thoshin; është sekret.

Çdo të hënë i çonim ushqime e rroba. Kur shkuam atje na thanë; është larguar. E kemi parë në një videoklip të Murat Gjonikut duke kënduar. Shkuam në polici, në komisariatin nr.6. Erdhi ajo, ndenji 5-6 orë dhe iku. Unë nuk e kam takuar, në telefon kemi folur. Ajo më tha: “Jam fejuar do iki në Itali”.”, pohoi Shkëlzen Buci nga bu.rgu, ku po kryen një dë.nim për një vr.asje në vitin 2017

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here