Një peshkatar shpëtoi një foshnje 18 muajshe nga oqeani, në një ngjarje e cila po konsiderohet si mrekulli. Gus Hutt ndodhej në Matata Beach, North Island të Zelandës së Re, duke peshkuar kur dalloi diçka që pluskonte mbi ujë.

Fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një kukull dhe kuptoi se bëhej fjalë për një foshnje vetëm në momentin që dëgjoi një zë të mbytur.

Sipas BBC, djali ishte larguar nga tenda e prindërve dhe kishte përfunduar në oqean. “Mendova se ishte kukull, edhe teksa afrohesha për ta kapur vijova të mendoja se ishte kukull”, tha Hutt për mediat lokale.

Ngjarja e pazakontë ndodhi më 26 Tetor. Familja kishte vetëm një natë që ishte vendosur në kampingun e zonës, e duket se i vogli kishte qenë shumë i entuziast për t’u futur në ujë. Ai kishte hapur zinxhirin e tendës dhe më pas kishte shkuar në ujë, pa u vënë re nga prindërit e tij.

Nëna e tij mësohet se u alarmua kur mori vesh që i mituri ishte gjetur në ujë, por pasi u qetësua falenderoi peshkatarin që ia ktheu të birin shëndoshë e mirë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here