Përplas gruan me makinë dhe e fluturon metra tutje, pastaj del nga makina e i ulëret

    0
    5

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Hoxha Tahsim”. Bëhet fjalë për një ngjarje që mund ta konsiderojmë pa frikë “tipike shqiptare”. Kamerat e një biznesi kanë regjistruar filmimet e asaj çfarë mund të konsiderohet e turpshme. Një person ka përplasur me makinë një grua që po kalonte rrugën. Ai e përplas dhe e hedh disa metra tutje duke e përplasur në tokë e më pas del nga makina duke i bërtitur me të madhe dhe duke e fajësuar.

    Megjithëse gruaja nuk po kalonte në vizat e bardha, shoferi i cili ishte relativisht me shpejtësi, as nuk e mori ta qetësonte me një gotë ujë apo ta pyeste nëse kishte pësuar lëndime, por u largua nga vendngjarja me të katërta! Shpresojmë që gruaja të jetë mirë… Më shumë ndërgjegjësim nga ana e këmbësorëve kur kaloni rrugën, por më shumë humanitet nga ana e shoferëve! Mos ju rëntë të keni të bëni me tipa të tillë…

     

    [/video]

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here