Fax News raporton se 5 persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan pas përleshjeve me thika në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “9-vjeçare Sule Harri”.

Burime për Fax News bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në lokal nga jashtë dhe kanë sulmuar brenda lokalit, përfshirë familjarë dhe klientë.

Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar më urgjencë për kurim në spital. Ende nuk është mësuar identiteti i tyre apo shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here