Pas tre orësh ka përfunduar takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi informal u mbajt në një restorantë pranë kryeministrisë, ku në fokus të takimit kanë qenë dis çështje të aktualitetit në vend.

Ky takim vjen pas vendimit të prokurorisë për të përfunduar hetimet për dosjen “184” si dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se ditën e djeshme, PD reagoi përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi për përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “184”. Bardhi theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi për dosjen “184”, duke përmendur emrat e personave që sipas tij, duhet të ishin marrë si të pandehur.

Takimi mes Bashës dhe Kim zgjati nga ora 19:30 deri në orën 22:20 duke thyer kështu dhe orën policore e vendosur në kuadër të masave anti-COVID.

Takimi me Bashën, ambasadorja e SHBA tregon çfarë diskutuan

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit që pati mbrëmjen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet që do të zhvillohen më 25 prill.

Më tej, ambasadorja shprehet se të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të kenë kandidatë të pastër të cilët nuk kanë probleme ligjin, ndërsa shton se mbështet zgjedhje të ndershme dhe të lira.

“Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri” – shkruan Kim.

Takimi i kryedemokratit me ambasadoren e SHBA zgjati nga rreth tre orë, nga ora 19:30 deri në orën 22:20.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here