Pandemia/ Gjermania zgjat masat kufizuese, baret e hotelet duhet të mbesin të mbyllura deri në…

    0
    1

    Gjermania pritet t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit edhe në dhjetor. Gjermania ka aplikuar një mbylljen nga 2 nëntori, në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve.

    “Çdo gjë po çon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz, për “Bild am Sonntag”.

    Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat dhe shitoret mbesin të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

    Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale maat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

    “Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

    Ai ka thënë se kinematë, baret e hotelet duhet të mbesin të mbyllura, duke shtuar se duhet të kenë ndalim edhe për mjete piroteknike e alkool në natën e Vitit të Ri në sheshe të mëdha.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.

    Scholz ka thënë se do të vazhdohet me pako ndihme për sipërmarrjet e prekura nëse vazhdohet me kufizime, por ka thënë se vazhdimi i kompensimit të 75 për qind të të hyrave të humbura, do të jetë sfidë sipas ligjeve të konkurrencës evropiane.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here