Oh sa gjynah/ Një prej të vd.ekurve nga ko.ronavi.rusi njeri shumë i dashur i Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka n.gushëlluar familjen e profesorit Llambro Filo, për ndarjen nga jeta të tij, teksa ka zbuluar se ka qenë një ish-student i tij dhe e thërret “profesor i dashur”.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë.

Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij.

Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Lamtumirë i dashur Profesor! I paharruar kujtimi!

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *