O zot e tmerrshme, koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur Fierak

    0
    6

    FIER

    Fatmir Xhelili, aktori i njohur i skenës fierake dhe më gjerë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e covid-19. Lajmin e jep kreu i PS së Fierit Petro Koci ndërsa shkruan për dhimbjen e madhe që I ka dhënë lajmi për humbjen e jetës së një njeri të skenës.

    Xhelili ka shërbyr për 47 vite rresht si actor në teatrin “Bylis” të Fierit dhe ka interpretuar krah emrave të mëdhenj si Fuat Boci, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

    E ka filluar si amator rrugën e artit ndërsa punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh. Rolin e parë ia besoi Pëllumb Kulla në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

    Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më I mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri I katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here