“O sot o kurrë”. Ilir Meta del me ur.gjencë të madhe dhe betohet para gjithë shqiptarëve: Besa-Besë do…

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 78-vjetorin e Konferencës së Pezës. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se kjo konferencë përcjell mesazhin që të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O sot, o kurrë!” shkruan Meta.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *