Nuk u besoi kurrë, Arjan Konomi bën komentin epik pasi Alvisa dhe Bashkimi dalin çift


Bashkimi mbrëmë i bëri një propozim shumë të veçantë Alvisës.

Në një ambient romantik, ai i proprozoi ata të dalin nga programi çift për ta vazhduar akoma më tej njohjen jashtë edhe Alvisa sigurisht i tha po.

Alvisa dhe Bashkimi nuk kishin shumë për të thënë, por opinionet nuk munguan.

Ajo që po pritej ishte opinioni i Arjanit, i cili i ka kritikuar vazhdimisht çiftin.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua.

E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap. Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se nuk do zgjasin shumë. Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush.

Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde. Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat.”,- tha Arjani.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *