Nuk ndalen talebanët, derdhin fuçitë me alkool në kanal dhe arrestojnë tregtarët/ “Profeti i ka mallkuar ata që e prodhojnë” (VIDEO)

Disa agjentë të shërbimit inteligjent të Afganistanit sekuestruan dhe derdhën në një kanal në Kabul 3.000 litra alkool.

Ky veprim u argumentua nga inteligjenca afgane, si një përpjekje për eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i talebanëve.

Këto pamje iu dërguan medies nga drejtoria e përgjithshme e inteligjencës, e cila në një mesazh në Twitter thekson se “muslimanët duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”.

“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.

Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *