Te gjithe kemi luajtur futboll dhe kemi pasur rregullat tona te lojes pavaresishte se ishin te pa shkruara ato zbatoheshin.

1.- Më i shëndoshi gjithmonë rrinte në portë.
2.- Loja mbaronte kur ishim të gjithë te lodhur.
3.- Edhe nëse ishim 10 – 0, gjithmonë fitonte kush e bënte golin e fundit.
4.- S’kemi patur kurrë arbitër.

5.- Merrte faul gjithmonë ai qe u rrëzonte e qante me lot, tjerat ishin kot.
6.- Nuk kishte pozicion jasht loje.
7.- Kur i zoti i topit u bënte me nerva, mbarote loja.
8.- Dy lojtarët më të mirë kurrë nuk ishin bashkë por hidhnin kokë a pilë ose tek a cift për të zgjedhur.

9.- Nëse zgjedheshe ti lojtarii i fundit, dmth nuk ia thoje fare lojës.
10.- Topit i hiqej çdo ditë një cop lëkurë, kurq shpohej merrnim fshiken për të bërë llastiqe.
11.- E ndalnim lojën kur kalonte ndonjë i moshuar.
12.- Me lojtarët e lagjes tjeter gjithmonë kemi patur konkurrencë e luanim me inat.
13.- Ato që nuk luanin mirë gjithmonë liheshin në mbrojtje.

14.- Kur luanin të mëdhenjt, nuk kishe shans as të luaje as të protestoje.
15.-Kishim gjithmonë një komshi ku binte topi në oborr të tij dhe na thoshte: herën tjetër do t’jua shpoj ose nuk na e jepte deri të nesërmen.

16.- Nëse vinim ndonjë bast me fjalë norma, loja bëhej super terheqëse dhe serioze si finale kupë bote;, nuk fitonim gjë por ishte gjtihçka.
17.- Porta kemi patur gjithmonë 2 gur ose 2 këpucë apo pantofla.

18.- Ishte gjithmonë dikush që protestonte për golin apo faullin, dhe e toleronim sepse nëse e linte ai lojën e linte gjithë skuadra.
19.- Nuk kishim rivënje anësore por vetëm korne.

20.- Kur fitonim penallti ishin gjithmonë 2 lojtarë që ziheshin kush do ta gjuante penalltinë.
21-Për çdo gol të dyshimtë vinte tjetri për të matur portën me hapa se mos kishe bërë me hile.

Ehhh, ato ishin kohë, nuk kishim shumë por kishim gjithçka./Naishtedikur.info

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here