NJERIU QË AKUZOHET PËR PRO STITUCION ME GRUAN E TIJ, U KËRKOI SE KS DJEMVE PËR T’I SHPËRBLYER

Kreshnik Husaj, i njohur si Kika është arrestuar dy javë më parë në Tiranë nën dyshimet se u kishte kërkuar favore se ks uale të rinjve që dëshironin të shpalleshin mister. Por historia e ‘Kikës’ nuk kishte filluar këtu

Dy vite më parë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria në Pejë për shkak të dyshimeve se kishte detyruar gruan e tij të merrej me pro stitucion.

Por pa u marrë ende vendimi final në lidhje me rastin e Kikës dhe ish-bashkëshortes së protagonistit të Big Brother Albania 8, ai dyshohet për një krim tjetër.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, kishte ngritur aktakuzë për pro stitucion kundër të pandehurit Kreshnik Husaj, duke e akuzuar se ka detyruar gruan e tij që të kryente pro stitucion.

Prokuroria e Pejës, kishte bërë të ditur se përveç Husajt, aktakuzë ishte ngritur edhe ndaj një femre me inicialet A.Z, me akuzën se bashkë kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie se ksuale në këmbim të parave. Husaj, sipas Prokurorisë ka detyruar V.T, me të cilën ka bashkëjetuar dhe ka një vajzë, që të kryej pros titucion.

Ndërkohë që Kreshnik Husaj, pati nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar. Por ky emision duket që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret se ksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika, shkruan Insajderi.

Tashmë ka rreth dy javë që kur Kreshnik Husaj, është arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i janë bërë atij nga bashkëpunëtorët e këtij emisioni dhe nga viktimat e mashtruara.

“The one show…”, me producent e prezantues Kreshnik Husaj, kishte për bashkëpunëtore edhe Zaida Çobon, edhe kjo ish banore e të njëjtit edicion të Big Brother Albania.

Ishte Çobo, ajo e para që e denoncoi Kikën, ndërsa në një deklaratë për Insajderin, ajo i konfirmon të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit.

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq”, ka thënë fillimisht Zaida Çobo për Insajderin, duke vazhduar të tregoi se prokuroria është nën hetim të tij.

“Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo.

Denoncime kanë bërë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin “The One Show nga Kika” të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.

Denoncimi tjetër ka qenë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore se ksua le në këmbim të çmimit të parë.

Mediat në Shqipëri, kanë shkruar se edhe drejtuesi i televizionit “Channel One” – aty ku Kika e transmetonte emisionin e tij, janë të thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e krimit të denoncuar. Ata kanë shpjeguar se Kikës i kanë shitur vetëm kohën televizive në shumën prej 5000 eurosh në muaj, duke paraqitur kontratën e nënshkruar mes palëve dhe faturën që provon pagesën e shumës. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për veprimtarinë e prezantuesit, pasi që, emisionin sipas tyre ai e çonte në të gatshëm në televizion.

Pasi ka vlerësuar të gjitha denoncimet, provat dhe faktet që lidhen me to me urdhër të prokurorisë Kreshnik Husaj është arrestuar. Masa e sigurisë është konsideruar e vlefshme dhe nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Ndërsa emisioni “The One Show nga Kika” i transmetuar në Channel One është ndërprere.

Rikujtojmë se Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë, me aktakuzën për pro stitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente pr ostitucion./ Insajderi.com

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *