Marrëdhënia e saj me ekranin ka nisur që në moshë fare të vogël, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim se ajo është e lindur për të qenë pjesë e tij.

Të qenët vajza e një artisteje e ka ndihmuar të dalë shpeshherë jashtë kornizave dhe të fitojë një çlirësi të cilën nuk e gjen shpeshherë tek koleget e saj. Dhe kur bëhet fjalë për Roza Latin nuk mund të mos sjellësh ndërmend tipin e vajzës së siqnertë, të vërtetë dhe pa dorashka që i thotë të gjitha. Këtë gjë e ka bërë edhe mbrëmë përballë thumbave të Fatmës dhe Aulonës. E pyetur se cila është çmenduria më e madhe që ka bërë në emër të xhelozizë, ajo është përgjigjur: ‘’ Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal.

Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im që po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëher. Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina.

S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus.”,- ka rrëfyer me humor Roza duke pranuar se në raste të tilla nuk e toleron aspak mashkullin. Kështu pra që i dashuri i Rozës duhet të ketë shumë kujdes nëse i bie ndonjëherë ndërmend të shohë vajza të tjera.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here