Trupës së Teatrit tonë me regjisore Najada Elmazi, asistent regjisorit Anderson Gurra që momentalisht është i prekur nga virusi familjarisht, dhe i uroj shërim të shpejt, aktorëve Klodian Hoxha, Ina Gjoci, Anila Mucaj.

Të dashur kolegë!

Kam kostatuar një gjë tepër të rëndësishme që e humbasim shpesh, apo e hedhim tutje, sepse gabimisht mendojmë nuk na duhet: Njeriun e njerzillëku!

Por kjo nuk ndodhi në mesin tonë!

Pra, kam konstatuar që nuk qenka më e rëndësishmja partneriteti si aktore, sepse atë punë do ta bëjmë me përkushtim, e një me një, por është dashuria, sinqeriteti dhe respekti reciprok ndaj njeri-tjetrit më e rëndësishmja dhe me frytdhënësja.

E rrallë, shumë e rrallë kjo ndodhi!

Kështu erdhi puna deri në ditën që u rrëzova. Sëmundja kishte ditë që kishte filluar, e që kujdeseshin pandërprerje per “gripin” tim Andersoni me Najadën.

Por, sëmundja e bëri të vetën…

Në atë humbje ndjenjash, që unë hyja e dilja si nëpër tunele, me vinte e qara e Najadës, apo zëri i Anilës: a po merr frymë? Ina e shtangur, dhe Andersoni siç më thanë më vone qante diku fshehurazi…

Kurrë nuk do t’ju harroj për gjithçka bëtë për mua!

Alarmi juaj për ndihme e deri tek mbërritja ne Spitalin infektiv ishte ndihma për jetën time. Thellë, thellë në zemër, unë këtë trupën tonë të vogel, gjithmonë do ta thërras: Teatri shpirtbukur!

Perballe jush! Sic thote Kipling:
Dhe kjo na qenka me e bukura! Mirenjohje te thelle!

E juaja, Justina Aliaj.
Faleminderit/DITA

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here