Është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ali Asllani hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ‘20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Ethem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj.

Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klimë, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ‘20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës dhe që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës./Konica.al

Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Pas largimit të Princi Vidit, shkoi disa kohën në Itali. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna.

Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952, mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ali Asllanin e dallon motivi patriotik, i cili është i drejtpërdrejte, domethënë ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe student në Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore të Labërisë, që gjithmonë do të përbëjë një nga karakteristikat themelore të poezisë së tij. Nën ndikimin e Ismail Qemal-Vlorës dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare./Konica.al

Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënua nga qeveritarët osmanë me arrestim dhe internim në Alep të Sirisë. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim…/Konica

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here