Pas arrestimeve ne operacionin “Atos”, hetimet tashmë janë marrë në dorë nga SPAK.

Dy prej emrave që janë përfshirë tashmë në veprimet proceduriale të SPAK-ut janë Fjoralb dhe Ramazan Rraja, për shkak të lidhjeve që ata kanë me deputetin socialist, Rrahman Rraja.

Burimet bëjnë me dije se prokuroria speciale, ndryshe SPAK ka regjistruar një hetim pasuror sipas ligjit antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish. Në listën e pasurive për të cilët do kërkohet kryerja e veprimeve hetimore intensive do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja, si person i lidhur me dy të dyshuarit, si drejtues të grupit.

Nisur nga 2018-a, këtij grupi iu sekuestrua një sasi prej 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite./tch

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here