Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Përfshihet nga flakët banesa në katin e katërt të një pallati! Ja çfarë thotë policia

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sarandë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 19:20.

Zjarri ka përfshirë një apartament në pronësi të shtetasit E.Zh. në katin e katërt të një pallati.

Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.12.2021, rreth orës 19:20, në lagjen numër 3, Sarandë, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetasit E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *