Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Bashkëshorti denoncoi zhdukjen e saj, 48-vjeçarja dyshohet se është vetëhedhur nga një grykë, çfarë gjeti policia në një shpellë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Një ditë më parë, një grua e identifikuar si Sh.H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradite dhe nuk është kthyer më.

Bashkëshorti i saj , shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire, Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim për zhdukjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *