Ngjarje e rende, grabitet kengetarja shqiptre i marrin 10 mijë € dhe bizhuteri ari

Shtëpia e këngëtares së njohur, Adelina Berisha është vjedhur së fundmi. Policia në Kosovë ka njoftuar se këngëtares i kanë vjedhur 10 mijë euro dhe stoli prej ari vlera e të cilave ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë Kosovë:

Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit.

Ndërsa vlen të thuhet se në vitin 2016, këngëtares së njohur i kanë djegur makinën pasi një person i theu xhamin e makinës dhe i hodhi benzinë.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *