Ngjarje e rende/ Gjendet pa shenja jete gazetari i njohur, dalin dyshimet e para

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e medias nga Rusia. Publicisti dhe gazetari rus, Yegor Prosvirnin, është gjetur i vdekur në qendër të Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga politikani Roman Yuneman, duke cituar bashkëshorten e Prosvirnin.

Siç raportojnë mediet ruse, 35-vjeçari ra nga dritarja e një banese në bulevardin “Tverskoy” në qendër të Moskës.

Themeluesi i “Sputnik dhe Pogrom” ishte mbështetës i separatistëve pro-rusë të Donbass të Ukrainës. Ky medium ishte mbyllur nga mbikëqyrësi rus i medieve Roskomnadzor, pas shpalljes si “agjent i huaj” nga Kremlini në vitin 2017.

Në janar 2016, Prosvirnin së bashku me shkrimtarin Eduard Limonov, ish-komandantin e separatistëve të Donbass, Igor Strelkov (Girkin) dhe nacionalistë të tjerë të njohur, kishin krijuar organizatën “Komiteti 25 Janari”, më vonë, kjo OJQ u quajt “Lëvizja Kombëtare Pan-Ruse”.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *