Nga “Ura e Mbretit Zog” në “Ura Viktor Emanueli III-të” – Nga Hasan Bello

Vetëm disa muaj pas aneksimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në krye të qeverisë shqiptare u emërua ish-vjehrri i Mbretit Zog dhe një kundërshtar i deklaruar i tij, Shefqet bej Vërlaci. Ky i fundit njihej si bashkëpunëtor i ngushtë i Mussolinit në intrigat për rrëzimin e tij me dh unë.

Në shenjë servilizmi ndaj push tuesve fashistë disa nga masat që morën kolaboracinistët e ethshëm të para 7 prillit 1939, ishte zëvendësimi i emrave të rrugëve dhe i objekteve të ndryshme me ato të personaliteteve të njohura të kulturës dhe politikës italiane.

Një rast tipik është dhe ndryshimi i emrit që ata i bënë “Urës së Mbretit Zog” ose urës që kalonte mbi lumin Mat, në ura “Viktor Emanueli III”. Se çfarë kontributi kishte dhënë ky i fundit për ndërtimin e kësaj ure dhe çfarë e lidhte atë me vendlindjen e ish-Mbretit Zog është tepër e vështirë për t`u kuptuar.

A ishte ky një tregues për servilizmin e tepruar të kolaboracionisteve (ndërmjet të cilëve ka shumë diferenca)? Apo demonstrim i kompleksit që shqiptarët kanë ndaj të huajve dhe mungesës së respektit ndaj njëri-tjetrit?/Naishtedikur.info

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here