Gjyqtari Durim Hasa,pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin,duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ped.ofilin 66 vjeçar Romeo Oço. Ai është ak.uzuar për “nga.cmim sek.sual” ndaj 16-vjeçarit me iniciale K.J.

Ped.ofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes, Tasim Puci,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arr.est me b.urg”.

Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngac.mimeve se.ksu.ale prej disa mujash dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të nga.cmimit se.ksu.al tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa,pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Romeo Oço u arrestua nën akuzën e “nga.cmimit se.ksual” ndaj një 16-vjeçari. Ka qënë ky i fundit që e ka denoncuar Oçon në polici mbrëmjen e së Shtunën, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ng.acmimeve se.ksua.le që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here