Nëna në gjendje të rëndë, identifikohen babë e bir që humbën jetën mbrëmjen e sotme (Emrat)


Identifikohet i riu që humbi jetën sot bashkë me të birin, ndërsa gruaja e tij në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete.

BW raporton se fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit bashkë me nënën e tij.

Mësohet se nëna e vogëlushit, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndreka raporton se çifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë e fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në ngjarje.

Si pasojë, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është ngjeshur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes të ndërrojnë jetë.

I vogli ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital.

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë.

Po ashtu dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *