Nëna 19-vjeçare nga Berati” arratiset nga dritarja”, braktis në gjumë burrin e foshnjën, familjarët: Na vodhi paratë!

    0
    7

    Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjeçarja nga Berati, Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. Pas denoncimit që familjarët bënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, në kërkim të së resë, vjen edhe dëshmia e parë, ajo e personit me të cilin Venera la takim një ditë pasi u arratis nga dritarja e banesës.

    Ky person pretendon se është njohur me Venerën një vit më parë, nëpërmjet rrjetit social facebook dhe se një ditë pasi ajo u zhduk lanë takim në stacionin e Urës Vajgurore, takim i cili nuk ndodhi. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ Artur Hoxha (emër i vendosur nga redaksia) zbardh  bisedën e fundit që pati me 19- vjeçaren.

    “E kam njohur më parë Venerën, nëpërmjet rrjetit social facebook. Unë jam aktiv aty dhe nga postimet më vjen një mesazh. I kërkoj një komunikim të thjeshtë. Ajo më tha se kishte një djalë pa mbushur 1 vjeç, diku nga muaji qershor i një viti më parë. Ne kemi  folur shpesh për afro një vit me radhë. Më 17 gusht në drekë, më thotë se të nesërmen më 18 gusht do të vinte në Urën-Vajgurore. Më tha se do të vinte të bënte një rrugëtim. E pyeta se përse do ta bënte një gjë të tillë, dhe se ku do ta linte djalin. U përgjigj se kishte punë dhe se do të vinte tek stacioni. Djalin do t’ja mbante burri. Më datë 18 gusht e prita në mëngjes në orarin që më tha, diku nga ora 09:10 dhe nuk kishte mbërritur. Unë nuk u takova edhe pse e prita deri në orën 09:30, por ajo nuk erdhi atë ditë. Pas 18 gushtit, nuk pata kontakt në telefon pasi nuk i kisha numrin. Ishte hera e parë që do të takohesha me të. Një gjë më bëri përshtypje, se kur unë i nisa një mesazh në orën 08:00 të mëngjesit, ajo e pa, por nuk më ktheu përgjigje. Një orë më pas më kishte bërë bllok“, sqaron shoku i Venerës për ’Pa Gjurmë’

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here