Në prag të ndërrimit të viteve Balla i dhuron çelsat e shtëpisë së re familjes Kurti në Librazhd


Nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë familjen Kurti në fshatin Dardhë të Librazhdit me një shtëpi të re.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re famiëjes Kurti, e cila jetonte kushte të vështira në çadër.

Me angazhimin e z. Balla, banorëve të fshatit, shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të bizneseve që u solidarizuan, kjo familje gëzon një shtëpi të re dhe dinjitoze me të gjitha kushtet e domozdoshme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron:
50 ditë më parë dhamë fjalën se shtëpia e re për familjen Kurti do të jetë gati për festat e fundvitit.

FJALA U MBAJT! Mirënjohje të gjithëve që kontribuan me fjalën e Gjergj Kastriot Skenderbeut “bashkimi bën fuqinë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dardhë, Librazhd📍50 ditë më parë dhamë fjalën se shtëpia e re për familjen Kurti do të jetë gati për festat e fundvitit.

FJALA U MBAJT! Mirënjohje të gjithëve që kontribuan me fjalën e Gjergj Kastriot Skenderbeut “bashkimi bën fuqinë”👐🏼🙏 Klajdi 9 vjeç e feston ditëlindjen në shtëpinë e re, lotët e gëzimit të Kadries 11 vjeç dhe Kastriotit 13 vjeç që tani është burri i shtëpisë janë kënaqësia më e madhe. GËZUAR 2022😍🎄

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *