Ne kembe kunder presidentit. 100 mije qytetare bene te dridhet Bjellrusia

    0
    5

    Të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat janë vënë në dyshim për shkak se mendohet se u manipuluan. Nuk kishte asnjë shenjë që lëvizja anti-Lukashenko po bie ose po zbehet. Në vend të kësaj protestuesit dolën në rrugë në një numër të madh për fundjavën e pestë me radhë, duke sfiduar autoritetet që bllokuan qendrën e qytetit me automjete ushtarake.

    Shkalla e vazhdueshme e protestave është një siklet për Lukashenko, i cili do të takojë Vladimir Putin të hënën në Soçi. Do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë, që prej zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë në 9 gusht, i parë gjerësisht si i manipuluar. Pretendimi i Lukashenkos se ai kishte arritur një fitore të madhe shkaktoi një kryengritje popullore kundër sundimit të tij 26-vjeçar. Ditët e fundit forcat e tij të sigurisë kanë kërkuar të rimarrin iniciativën duke rrëmbyer dhe internuar anëtarët e organit kryesor të opozitës, Këshillit të Koordinimit.

    Një kolonë e madhe njerëzish marshoi të dielën nëpër kryeqytetin Minsk drejt ndërtesave qeveritare, duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe “Ti je një mi”, parrullë e përdorur shpesh kundër zotit Lukashenko gjatë demonstratave.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here