Eshte ndare nga jeta regjisori i njohur Kadri Metohu. Ai ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 90-vjeçare. Prej disa ditë ai  ishte i shtruar në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur dhëndri i tij, gazetari Dhimitër Gjoka, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“U nda nga jeta ne moshen 90 vjecare Kadri Metohu pas nje beteje prej disa ditesh me Covid19. Nje nder themeluesit e Radio Televizionit Shqiptar, regjisor, skenarist dhe drejtues artistik. Ne te gjithe karrieren e tij krijuese ai spikati jo vetem ne dhjetra spektakle televizive, dokumentar, telereportazhe e radiodrama por edhe ne veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.

Studioi per regjisure ne Prage te Cekosllavakise nga ku pruri nje eksperience te madhe bashkekohore duke dhene kontributin e tij te vyer ne fushen e regjise televizive, radiofonike dhe skenike. Mbas specializimit ne Rai te Italise ai kontribuoi ne ngritjen e Televizionit Shqiptar mbi baza profesionale. Eshte krijues i emisioneve te sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tone ne shekuj” si dhe “Teatri ne mikrofon”. Per kontributin e tij te cmuar ai eshte nderuar me cmime te shumta kombetare. I paharruar kujtimi i vjehrrit tim Kadri Metohu”, ka shkruar Metohu.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here