Autoritetet lokale të Florida Keys aprovuan planin për të lëshuar në natyrë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht, edhe pse banorët vendas e kundërshtuan këtë vendim.

Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve.

Llojet e mushkonjave aedes aegypti që janë në Florida transmetojnë disa sëmundje vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos dhe ethet e verdha.

Në fillim të vitit 2021 këto mushkonja do të lëshohen edhe në Teksas, ndërsa mushkonjat e modifikuara janë zhvilluar nga kompania britanike Oxitec, e cila zhvilloi një mushkonjë mashkull të programuar të vdesë para moshës madhore.

Sëmundjet transmetohen vetëm nga femrat. Kështu, pasardhësit e mushkonjave do të shuheshin dhe rritja e popullsisë do të ishte e kufizuar.

Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh. Në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95 për qind.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here