Nga Osman Mula

Ti… mor milioner pa një dit pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?!!

Dhe hedh këtë turpë në Legjislacion.

As ishe Ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vj.edhje pensionesh ?!

‘Si mund të jesh kaq fyes i paedukat, në një kohë kur njerëzit janë të futur në shtëpi dhe Medja, bombardon moshën e tretë që të ruhet nga virusi, në një kohë depresioni social, Ti, del dhe propozon shkurtim të pensioneve.

Si mundet të jesh ti deputet?! Dhe cilën parti sociale përfaqson Ti ?!!

Ti… mor milioner pa një dit pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?!!

Dhe hedh këtë turpë në Legjislacion. As ishe Ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vje.dhje pensionesh ?!

Po si mund të jesh ish – Ministër i Shëndetsisë, i një digasteri human, kur vet je i pashpirt?!

Kush ta jep Ty të drejtën të luash me bukën e gojës, me një plejadë njerëzish , që çdo lek e kan fituar me djersë?! Si mundesh Ti, të jesh djali i një Akademiku, me gj.ak shkodrani, kur nuk manifeston humanizmin më minimal që duhet të të kishte buruar dhe nga origjina?! Kujtoe pak sa e kishte pensionin yt at’ . Pra nga ato milionat e tua,

s’ mund ti bësh nder shtetit? Pse s’i bëre thirje deputetëve të sojit tënd në Parlament : ” … nga shumë shtëpia që kemi, nga 1 t’ ja falim këtij populli! A e di Ti se një Artist që ka shkruar 40 Muzikë filmash u nda kjo jetë me 100 mijë lekë të vjetra pension ?!!!!!!! Tani më thuaj , Çfarë do ti kishe marrë më tepër këtij PENSIONI ?!!!!!! Nuk po të jap më shembuj, se do të të vinte Turp.

Nuk më lodh, as nuk më frikson Covid 19, sepse se si erdhi do iki bashkë me ajrin, por më frikson djabolizmi i politikës së dhjamur, që nuk i lëviz asnjë nerv i damarit shqiptar. Asnjë lloj besimi fetar nuk thot që ta ndërtosh lumturinë mbi fukarallëkun e të tjerëve.

Se dhe një shprehje e popullit thot : Si i more do të të ikin.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here