Mustafa Nano, mendon se protestat pas vr.asjes së Klodian Rashës, janë “absurde” dhe se vra.sja e tij nga efektivi në fakt nuk ishte “një vra.sje” por “një “inc.ident tra.gjik”. Këto deklarata Nano i bëri në studion e lajmeve të Tv T.

“Qëndrimi im është ky: këto protesta janë absurde sepse nuk ka arsye të zhvillohen. Ka një incident tragjik, jo një vrasje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë dhe nuk ka për të ndodhur. Ka qenë një incident tragjik. Ministri ka dhënë dorëheqjen dhe protestat vazhdojnë”, tha ai.

Nano shtoi se “protesta u la në dorë të disa 16-vjeçarëve që duhet të mësojnë dhe jo t’i japin leksione shoqërisë”.

Nano vlerësoi qëndrimin që ka mbajtur babai i vik.timës.

“Babai i Rashës që në momentin e parë, i pyetur për familjen e vra.sësit, u përgjigj në mënyrë ekzemplare: kjo është punë e shtetit dhe vetëm e tij. Ai ka qenë njeriu më i urtë në të gjithë këtë situatë”, tha ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here