Motori del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari


Një motor ka dalë nga rruga, duke bërë që drejtuesi i saj, një 30-vjeçar të humbë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në kamzë, ndërsa motori ka përfunduar tek një shtyllë tensioni.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përpl asur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *