Mos i fshihni viktimat/ Najada Çomo reagon fort pas akuzave të Bashës

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo dhe mjekë të tjerë të spitalit janë shprehur të shqetësuar rreth akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha në emisionin “Opinion”, se kanë fshehur numrin e vd.ekjeve nga covid.

Çomo është shprehur në një deklaratë për mediat se akuzat e Bashës janë go.ditje ndaj punës së tyre. Ajo ka mohuar se janë fshehur vd.ekjet e qytetarëve nga COVID, pasi sipas saj, është e pamundur.

Shefja e spitalit Infektiv ka shpjeguar dhe rrugën ligjore që mjekët ndjekin pasi një pacient me COVID humb jetën.

Mjekja thekson se në lidhje me këtë akuzë mjekët janë të gatshëm që të vënë në dispozicion të hetimeve të gjitha kartelat mjekësore.

“Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tr.onditëse që vënë në go.ditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë go.ditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vde.kje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në m.org bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vd.ekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit.

Shkakun e vde.kjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vd.ekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të aku.zohet si i përfshirë në një mo.nstruozitet me deklaratat e tilla.

Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vd.ekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta”,- thotë mjekja Najada Çomo.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *