Mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro-gjinekologji ka dalë hapur hapur kundër bërjes së tamponit.

Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon inf.eksione. Gjithashtu Petrella është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij ajo jo vetëm që nuk ndihmon, por edhe dëmton. Përgjatë një interviste ekskluzive për “Shqipëria Live”, mjeku iu drejtua të gjithëve që të mos e bëjnë tamponin.

Ai madje pyet se “pse nuk marrin pështymën me tampon, por duhet të shkojnë deri në fund të faringut?”

“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke tra.umatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here