Mjeku i famshëm Dalip Gjoka, pediatër nga Mati, u bë i njohur tre vite më parë pasi u ofrua publikisht që të martohej me Bleona Qeretin. Ai ishte dje në emisionin Zonë e Lirë.

Teksa ka qenë në studio sot, Dalipi ka lexuar disa letra publike, ku në njërën shprehej se e gjithë dashuria ndaj Bleonës ka qenë e sajuar.

“Dashuria ime për Bleona Qeretin ka qenë një dashuri e sajuar, të cilin besoj se e kam realizuar mirë. Bleonës i kërkoj falje, në kohën kur unë u prononcova në media, Bleona për mua përfaqësonte Nënë Terezën, simbolin e përfaqësimit të bukurisë shqiptare kudo në botë. Nuk kam qenë kurrë kaq i keq sa më portretizojnë disa kundërshtarë të mi, më përjashtuan nga kolektivi i spitalit në Mat”, u shpreh Dalipi.

“Nga ndodhia që u bëra personazh publik për Bleonën, kolegët e spitalit u distancuan, filluan të më shanin, por unë nuk jam Don Zhuan. Ndikoi edhe deklarata e Bleonës për divorcin nga gruaja, jetoj në pallatin e sportit në katin e parë, jam në borxhe. E vërteta ishte se kisha dy javë që kisha dorëzuar unazën, kur lexova intervistën e Bleonës tek pishina ime në Burrel dhe më preku. Ky ëngjëll në ditën me diell zbriti aty, Bleona është Bleona, kujt nuk i ka bërë përshtypje. E dua si dallëndyshen shqiptare, jo si objekt seksi. Unë dëshiroja që Bleonën ta përdorja si një trampolinë që të zhdukesha nga Burreli. E more për mua, e përqafove për vete”, tha Gjoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here