Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Risku është goxha më i ulët se variantet e tjera! Në pranverë pritet…/ “Omi.cron më pak vra.sës”

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se varianti Omicron i koronavirusit është një variant shumë më i butë sesa varianti delta, çka përkthehet në shumë më pak të shtruar në spitale dhe viktima.

Mjeku u shpreh se kjo është ajo vala që nuk do lerë njeri pa kapur dhe që shpresohet që në fund të kësaj të jetë vendosur imuniteti kolektiv.

Ne një intervistë për News24, Alimehmeti u shpreh se sipas përllogaritjeve në pranvere pritet që vendi ynë të ketë dalë nga faza akute e pandemisë.

“Me këtë variant risku për hospitalizim është më i ulët, nuk është zero, por është më i ulët. Edhe i humbjeve të jetëve është më i ulët. Do ta shohim një efekt, por disa ditë më pas. Ka hyrë që në fillim, disa javë më parë, por ka patur më pak raste, tani po shtohen. Ne kishim dominimin e deltës, tani dominimin po e merr Omicon, por efektin e vërtetë do ta shohim pas 10 ditësh. Por ajo që kemi parë në botë spitalet nuk janë mbushur si me variantet e tjera. Shumë shtete kanë bërë krahasime me deltën dhe thanë që risku është më i ulët shtrimi në spitale me Omicron.

Studimet tregojnë se është një variant më i transemtueshëm sepse shumohet shumë në grykë dhe hundë, por shumohet më pak në mushkëri. Për format e rënda është lajmi i mirë është se risku është goxha i ulët, nga 67%-83%.

Si çdo maratonë xhiroja e fundit është me një sprint më të fortë dhe duket se ky sprinti është Omicron. Kjo është ajo vala që nuk do lerë njeri pa kapur dhe që ne shpresojmë që në fund të kësaj të jetë vendosur imuniteti kolektiv. Kalkulimet janë që në pranvere ne të kemi dalë nga faza akute e pandemisë dhe më pas të flasim për endemi”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *