“Mira bllokoi komentet, ti nuk ditke”, pas lumit me komente, Bieta Sulo bën veprimin e papritur

    0
    312

    Moderatorja Bieta Sulo ka reaguar pas mijera komenteve e memeve per to, lidhur me punën e tyre njëra si specialiste dhe tjetra si eksperte ekonomike pranë UKT, ku moderatoret merrnin paga marramendës.

    Bieta e cila ka shumë ndjekësa aktivë në mediat sociale, publikoi dje fillmisht një foto, dhe shumë komentues dhe pëlqyes të saj kërkonin nga ajo një shpjegim lidhur me rrogën që merrte në administratën shtetërore.

    Bieta është përpjekur që të fshijë një pjesë të komenteve, por qytetarët kanë shkruar sërish, mëgjithëse nuk kanë marrë një përgjigje nga moderatorja.

    Ditën e sotme, me ironi, Bieta Sulo ka reaguar me ironi ndaj komentuesve të saj duke u thënë komentuesve se ata janë rehat, pushim nga divani.

    “Ja në këtë xhiron time të ritualit të gjithë kësaj periudhe, pak ajër i pastër.. para se të hyjë në studio, ti je pushim rehat, tek divani edhe unë të përshëndes nga Top Channel.”- shprehet Bieta.

    Por sërish komentuesit nuk i janë ndarë moderatores duke i kërkuar “shpjegime” në lidhje me punën si specialiste në UKT.

    Ndërkaq Mira Kazhani ka zgjedhur që të tu paraprijë ndjekësve në mediat sociale, duke bllokuar komentet, por gjithësei edhe ti ‘thumbojë’ ato duke hedhur një pjatë me fasule, ku shkruan “groshët e mia”.

    Por nga një kërkim i thjeshtë në ‘google’ rezulton se edhe fotoja me ‘groshët’ në tryezën e Mirës është e vjedhur.

    Gjithsesi të dyja figurat e njohura të publikut, nuk u kanë kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë ndjekësve të tyre të shumtë në mediat sociale, në lidhje me pagat në UKT.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here